Super Ambjent me qera tek ne Blv. Deshmoret e Kombit - 760m2

E pa mobiluar
13,680€ / muaj

  • Bulevardi Dëshmorët e Kombit
  • 80

Përshkrimi i pronës

REFAK08342 - Ambjenti ndodhet ne nje nga zonat me elitare te Tiranes, tek godina ''Twin Towers'', ne bulevardin kryesor. Ka akses nga ky bulevard nepermjet hyrjes kryesore te Twin Towers. Ambjenti esht ne katin e dyte, me balle nga rruga dhe fasade xhami te shtrire ne siperfaqje qe mundeson reklamim maksimal dhe vizibilitet te larte. Kjo fasade xhami shume e gjere siguron pamje fantasike nga piramida, kryeministria, e komplet shtrirja e bulevardit me te rendesishem te Shqiperise. Siperfaqja e brendshme eshte 760 metra katrore, te organizuara ne struktura zyrash qe ndahen me mure gipsi dhe fasada xhami, ku ndarjet aktuale te zyrave dhe sistemimii brendshem teknik mund te pesoje e ndryshime sipas kerkeses. Kushtet jane optimale, perfshihen banjo per meshkuj e femra, plotesisht funksionale e te arreduara, 2 ambjente me instalime te gatshme per kuzhina, dhoma teknike e panelit elektrik kryesor me automate (ku ndodhet dhe njesia kondicionimit), dhoma teknike e gjithe sistemeve kundra zjarrit, kamerave, detektoreve etj. ekzistuese ne arredim: Te gjithe dyert (kryesorja, zyrat, banjot etj.), parket i aplikuar ne disa zyra dhe koridore, vazo me lule dekorative. Ka sistemin me te fundit te ngrohjes/ftohjes te aplikuar (sistem lokal I pavarur, ska lidhje me godinen). Ndricimi esht me teknologjite LED te koheve te fundit, shume ekonomik, i fuqishem dhe eficent (spote LED panel, panel 60*60 led etj) Gjithashtu instalimet e kabujve per kamera,detektore zjarri, kabinat e vogla per njesite zjarrfikese etj. jane te vendosura neper tavane dhe mure, e te menaxhueshme nepermjet pikave te kontrollit ne gips. Nje pjese e ndricimit dhe e prizave murale jane te instaluara me linja direkte per njesi UPS. Ka sisteme aksesi me karta tek dyert, dhome kasaforte, sistem anti zjarr, priza dhe ndricim me UPS etj. Ky ambjent mund te ishte mjaft i pershtatshem per banka dhe sherbime te tjera qe kerkojne hapsira te medha sherbimi dhe reklamimi.

Specifikime të pronës

Sipërfaqe totale 760m2
Statusi
Aktive
Lloji i Pronës Zyrë
Kati 1
Zona Blv. Deshmoret e Kombit
Rruga Bulevardi Dëshmorët e Kombit
Viti i ndërtimit 2008
Kate Gjithsej 12

Tipare

Vendodhja në hartë

Keni pyetje?

Dëshiron Më Shumë Informacion Për Këtë Pronë? Vendos të dhënat në formën e mëposhtëme dhe stafi ynë ju kontakton menjëherë!

Prona të ngjashme

Qira
1,400€ / muaj

1,700€ / muaj

Tek Twin Towers, Jepet Me Qira Super Ambient Per Zyra - 135m2
Blv. Deshmoret e Kombit - Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tek Twin Towers jepet me qira super ambient per zyra. Ambienti ka nje siperfaqe prej 135 m2 dhe ndodhet ne nje qender te mirefillte te orientuar vetem...

//do something