logo
  • Numri I telefonit
  • 045628300

  • +355 67 602 2312

line
  • Vendndodhja e Prones
  • Rruga Sami Frasheri, Qendra Metropol kati i 2

line
line
Pulished 2017-12-28 17:09:37
Zgjidhja Finale Për Të Shitur Apartamentin Tënd

Po deshe ta shesesh apartamentin tend sa me pare, te vjen ne ndihme Real Deal. Mund edhe ta shesesh vete por do kalosh neper ca peripeci qe nuk ia urojme askujt. E para prona duhet marketuar neper platforme te ndryshme dhe seicila funksionon ne menyren e vete. Pra do s’do duhet t’i mesosh si funksionojne dhe nese nuk je i mire me teknologjine do nje muaj t’i mesosh.


Pasi e ke marketuar apartamentin fillojne telefonatat e para dhe jane gjithmone ca telefonata idiote qe ne i nuhasim 1 Km larg dhe i filtrojme menjehere. Jane ata tipat qe bejne pazar ne telefon pa pare pronen me perpara. Me pas vijne vizitat ne shtepi. Ca fytyra te zhgenjyera qe luajne rolin sikur nuk ju pelqen prona me qellim uljen e çmimit.


Ti mbase je i forte dhe nuk te ben pershtypje, por ne thellesi te shpirtit fillon te lekundesh kur merr ca oferta qesharake. Eshte njelloj si ai burri qe kishte dale ne treg per te shitur nje cjap dhe pasi kaloi edhe klienti i peste qe pyeste: sa e shet kete kecin, filloi te mendonte se kishte vertete kec per te shitur. Ta zeme se re dakord ne çmim me dike. Aty fillon puna e dokumentacionit dhe pageses.




Shkon tek noterja dhe bleresi fillon te kerkoje favore. Ti s’di nga tia mbash se nuk ke eksperince. Edhe kur eshte nenshkruar kontrata nuk ke mbaruar pune. Duhen bere aplikimet ne hipoteke dhe duhet te kalojne leket ne llogarine tende. Ne gjithe kete proces do biesh ca kile nga pasha e do plakesh me pahir.


Pse nuk na lejon ne ta menaxhojme procesin nga fillimi deri ne fund dhe ti rri si zoteri, pa e vene ujin ne zjarr? Ja si zhvillohet nje shitje nga kendveshtrimi yne: njeri prej agjenteve tane vjen ne apartamentin tuaj dhe fotografron pronen si dhe merr gjithe detajet ne menyre qe ta paraqesi sa me qarte tek klientet potenciale. Nenshkruajme edhe nje marreveshje perfaqsimi qe te dyja palet te jemi te qarta per pozicionet tona.