logo
  • Numri I telefonit
  • 045628300

  • +355 67 602 2312

line
  • Vendndodhja e Prones
  • Rruga Sami Frasheri, Qendra Metropol kati i 2

line
line
line
Pulished 2017-12-01 10:49:30
Ku Ta Gjej Shtëpinë, Online Apo Offline?

Sado rrezistence t’i besh ndryshimeve teknologjike, nuk shpeton dot. Telefonat me buton jane ne zhdukje e siper, makinat sa vijne e behen me komplekse, puna rrotullohet kryesisht rreth kompjuterit dhe gjetja e shtepise eshte nje gjueti qe ne kohet e sotme behet Online.


Po ku Online?             


Vendet jane te shumta. Portalet e njohura te imobiliareve ofrojne opsione pafund; çeshtja eshte se ka shume informacion te pasakte. Ti nisesh te shikosh shtepine e enderrave dhe gjen nje rrenoje qe pronari mendon se eshte njelloj me sarajet e sulltanit. Pronari pastaj kerkon shifra te padegjuara me pare jo se aq vlen shtepia por se aq leke i duhen.




Po sikur te shoh Offline, pra rrugeve?


Mund te ndjekesh edhe ate rruge por do gjesh kryesisht ca tabela varrur ballkoneve qe kane vite te varrura aty ose do shkosh tek pallatet ne ndertim ku ndertuesit i mbajne çmimet larte per te krijuar idene qe kane ndertuar nje pallat special; me pas kerkojne shume leke paradhenie qe te te japin “çmimin e mire”.

 


Agjensite Imobiliare jane nje opsion i mire pasi agjentet jane ngritur profesionalisht keto vitet e fundit dhe pronat i skanojne ne disa drejtime si dokumentacioni, cilesia e ndertimit, potenciali per te ardhmen etj. Eshte me mire te shpenzosh pak leke me teper e te marresh nje prone qe i qendron kohes sesa te besh sikur kursen leke dhe ne fund te marresh nje prone qe shume shpejte del nga tregu.


Cila agjensi eshte me e mira?


Real Deal sigurisht. Agjentet tane jane te trajnuar mire dhe pronat qe listojme permbushin gjithe kriteret qe kerkon nje bleres. Nuk pretendojme te kemi gjithçka Okazion si pretendon çdo websajt pronash ne Tirane qe mendon se bleresit i kane syte e mbyllura dhe nuk do dine ta dallojne nese prona eshte vertet e tille.




Kemi prona te mira me çmime realiste, per me teper qe ndjekim profesionalisht gjithe procesin e blerjes nga prezantimi i pare e deri tek marrja e çmime realiste, per me teper qe ndjekim profesionalisht gjithe procesin e blerjes nga prezantimi i pare e deri tek marrja e çertefikates se pronesise.


Vizito websitin tone www.realdeal.al per te pare disa prej pronave me interesante te momentit!