logo
  • Numri I telefonit
  • 045628300

  • +355 67 602 2312

line
  • Vendndodhja e Prones
  • Rruga Sami Frasheri, Qendra Metropol kati i 2

line
line
line
Pulished 2017-11-21 17:03:14
Sot Prezantuam Real Deal Në UET



Zysh Mira Qose qe me ka dhene edhe mua mesim ne fakultet, me ftoi ne eventin qe UET organizonte ne kuadrin e Dites se Sipermarrjes per te prezantuar eksperincen e Real Deal.

Ideja eshte te motivohet brezi i ri per te nisur sa me shume biznese. Kultura jone eshte kulture e rroges dhe jo e sipermarrjes ndaj duhet shume pune per ta permbysur kete mentalitet.

Amerika e madhe ku aspirojne te shkojne shumica e te rinjve ka nje raport shume te larte te atyre qe mbarojne fakultetin dhe nisin biznes; eshte 1/4. Ne Angli ky raport eshte 1/11 ndersa ne Shqiperi ku nuk kemi statistika te qarta them qe eshte 1/100.

Prinderit tane u sollen me kujdes per 30-40 vite qe te merrnin nje pension te sigurte, por ne fund te jetes jam i sigurt qe u kane ngelur ca gjera pishman. Ne thelb, evitimi i vazhdueshem i rrezikut eshte rreziku me i madh qe na kanoset ne kohet moderne. Ndermarrja e rrezikut te kalkuluar çliron kreativitetin e te ben te ndihesh gjalle.



Te rinjte duan modele per te ndjekur se deri tani model ka qene kakofonia e politikes. Ne tek Real Deal punesojme te rinj me pak ose aspak eksperience dhe i ndihmojme te njihen me tregun. Iken kohet kur mosha te garantonte siguri dhe respekt, sot jetojme ne kohe dinamike ku aftesite percaktojne rolin e gjithkujt.

Duket sikur sipermarresit kontrollojne lojen, por ju garantoj une qe te rinjte jane vetem nje hap mbrapa. Po nuk mbajtem ritmin me ta, do na kalojne e dikur do na mbajne edhe leksione.