logo
  • Numri I telefonit
  • 045628300

  • +355 67 602 2312

line
  • Vendndodhja e Prones
  • Rruga Sami Frasheri, Qendra Metropol kati i 2

line
line
line

Kush jemi ne?

Real Deal është kompania Nr. 1 e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Ne fokusohemi në gjetjen e okazioneve më të mira për klientët tanë duke u siguruar gjithashtu që ata të kenë një përvojë të këndshme gjatë procesit të blerjes së pronës. Ne shqyrtojmë një numër të madh pronash me qëllim identifikimin e atyre që kanë sens financiar. Makineria jonë e marketing-ut tërheq mijëra shitës çdo muaj dhe baza e të dhënave e jona pasurohet çdo ditë me prona të reja. Agjentët tanë janë më të mirët e fushës. Ata mbikëqyrin çdo aspekt të proçesit të blerjes që nga ana ligjore tek cilësia e ndërtimit, nga aksesi në pronë tek orientimi, nga shërbimet lokale tek potenciali i pronës për të qënë një investim i mirë. Anëtarët e skuadrës sonë specializohen në fusha të ndryshme të pasurive të paluajtshme dhe në varësi të nevojave tuaja, kemi personin e duhur për t’ju shërbyer. Kaq të kënaqur janë klientët me shërbimin tonë sa që janë kthyer në fansa dhe na referojnë miq, të afërm, deri edhe fqinj. Okazionet tona nuk kanë asnjë risk. Ato janë analizuar nga aspekt dhe ne garantojmë që ju nuk do të gjeni okazion më të mirë; nëse gjeni ne ju kthejmë lekët mbrapsh. Për këtë arsye okazionet tona levizin shpejt dhe ju do të vini re që asnjë pronë nuk zgjat më shumë se 3 muaj në websitin tonë. Kështu që nëse shikoni dicka që ju pëlqen në websitin tonë, na kontaktoni sa më shpejt për të organizuar një vizitë në pronë; herën tjetër që do të hyni në websitin tonë shanset janë që ajo pronë do të jetë shitur.

Çfare bejme ne

Shumellojshmeri pronash

Ne kemi nje shumellojshmeri pronash ne websaitin tone. Nese nuk gjen ate qe po kerkon, na kontakto dhe shume shpejt e gjejme per ju.

Agjentet e specializuar

Agjentet tane specializohen ne sektor te ndryshem. Disa prej tyre fokusohen tek bleresit e disa tek shitesit. Çdokush ka nje fushe ekspertize p.sh. apartamente, vila, komerciale, toka etj

Sherbim i garantuar

Ne garantojmë shërbimet tona. Pasi ju keni shitur ose blere nje prone me kompanine tone, dhe per ndonje arsye ju nuk jeni te kenaqur me sherbimin tone, ne ju kthejme leket mbrapsht!

Dokumentacion i sakte

Vitet e shumta te eksperinces ne fushen Imobiliare na kane dhene nje njohuri te thelle per gjithe dokumentacionin e nevojshem qe kalimi i pronesise te behet i rregullt.

Marveshje te verteta

Emri i kompanise sone reflekton moton tone: ne nuk listojme asnje prone qe nuk ben sens financiar, ndaj dhe gjithe pronat qe listojme jane ujdi te verteta.

Suport per kredi

Permes mardhenieve te forta me disa prej bankave, ne mbeshtesim klientet tane ne procesin e kredimarrjes. Ju jeni me te sigurte me ne kur perballeni me sistemin bankar.